Lajme

E mori veturën me qira dhe e dërgoi në Shqipëri, arrestohet gjakovari

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 16 December 2021

Është arrestuar një person në Gjakovë i cili pasi që kishte marrë një veturë në me qira për shfrytëzim, bëri mashtrim duke e dërguar në Shqipëri, shkruan Gazeta Infokus.

Njësitë Policore njoftuan se ky person veturën e kishte marr me datë 8 dhjetor, ndërsa është arrestuar ditën e djeshme.

“Me 15.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lartë-cekur në Renta car, i kishte marr veturën në shfrytëzim viktimës mashkull kosovar por i njëjti duke e mashtruar, veturën e kishte dërguar në shtetin e Shqipërisë”, njofton Polica e Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera