Fokus

E mitura u zhduk ditë më parë ndërsa sot raportoi se është dhunuar, prokuroria jep detaje të reja për rastin

Autori: Samire Jaha 10:47 | 22 May 2023

Një vajzë e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj, gjatë të dielës është gjetur e ku ka raportuar  në polici se është dhunuar nga një person, shkruan Gazeta Infokus.

Vajza ishte e mitur e po ashtu edhe i dyshuari.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

-Advertisement-

Ajo tha se i dyshuari i mitur është ndaluar për veprën penale “Dhunimi”, dhe për shkak se viktima dhe i dyshuari janë të mitur nuk mund të japin më shumë informacione.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar i dyshuari për veprën penale “Dhunimi” dhe se ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Prishtinë do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore. Meqenëse viktima dhe i dyshuari janë të mitur, nuk mund të japim informata të tjera dedikuar kësaj çështjeje”, ka deklaruar Ulaj për Infokus.

Ndryshe në raportin e policisë thuhet se viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër kosovare së bashku nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’. Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Infokus/

Gjendet vajza e zhdukur nga Fushë Kosova, raporton se është dhunuar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera