Sport

E mbylli me Realin, zyrtarizohet në Arabinë Sauditë

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 27 June 2024

Nacho Fernández është përforcimi i ri i Al Qadisiyah, nga Arabia Saudite. Pas 24 vitesh te Real Madrid, mbrojtësi spanjoll po përgatitet të përqafojë, për herë të parë në karrierën e tij, një projekt jashtë Spanjës.

Lojtari 34-vjeçar, i cili ishte në fund të kontratës së tij me klubin “Merengues”, nënshkroi një kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme për klubin që fitoi divizionin e dytë saudit sezonin e kaluar.Tek Al Qadisiyah luajnë portugezi Kévin Rodrigues dhe ish-lojtarët e Sportingut, Luciano Vietto dhe André Carrillo, i cili gjithashtu ka luajtur për Benfican.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera