Fun & Video

E lodhur nga pritjet dhe kolonat e gjata si pasojë e një aksidenti, biondja nxjerr peshqirin dhe shtrihet në mes të rrugës për t’u rrezitur (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 10 May 2018

Në një autostradë në afërsi të Mançesterit në Britani të Madhe kishte ndodhur një aksident i tmerrshëm, me ç’rast është krijuar tollovi dhe kolona të gjatë prej disa kilometrave.

Dhe pasi që ishte një ditë me diell që nuk janë të shpeshta në Britani, disa kishin vendosur që të mos e humbin këtë rast, dhe kështu Lilly Willets kishte dalur nga vetura e saj kishte shtrirë një peshqir dhe ishte shtrirë mbi të për t’u rrezitur, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Bazuar në postimet e bëra në rrjetet sociale, shumë tjerë i janë bashkuar asaj duke i shtrirë peshqirët në asfalt dhe kanë hequr bluzat për t’u rrezitur.

Disa tjerë kanë marrë birra dhe kanë shijuar në maksimum muzikën që e kishin lëshuar, që ngjante më shumë me një aheng të organizuar në autostradë.

Sidoqoftë, në aksidentin e tmerrshëm të trafikuar kishte shpërthyer një autocisternë që lëvizte në kahjen e kundërt.

Leia Wilkinson@leiawilkinsonx

Sunbathing on the work days have taken a turn

Paddy McGuinness

@PaddyMcGuinness

Making the most of the bank holiday. I’ve given my chocolates to the little girl in the car in front and now this kind gent is returning the favour with lager! Cheers everyone!!!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera