Sport

E largoi Milani, tani po e kërkon e gjithë Evropa

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 25 December 2017
Lojtari i rritur në akademinë e Milanit, Brajan Kristante, u largua nga kuqezinjtë si i padobishëm në vitin 2014, për tu transferuar te Benfika në Portugali.

Pas disa huazimeve në Itali, mesfushori ka gjetur formën më të mirë të Atalanta.

Atalanta e mori në huazim, por mesa duket ata janë bindur nga lojtari dhe duan ta marrin përfundimisht nga Benfika. Italiani arriti gjithashtu edhe ti shënonte Milanit, në ndeshjen që u luajt në fundjavë, dhe po ashtu gjatë këtij viti mori edhe një herë ftesë nga kombëtarja e Italisë.

Por jo vetëm Atalanta dëshiron të nënshkruajë më talentin, sepse në garë për të janë futur edhe disa nga ekipet më të mëdhaja europiane si Juventusi, Mançester Junaitid dhe Interi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera