Lajme

E konfirmon policia për Infokus, vetura zyrtare e Liburn Aliut u vodh në parkingun e ministrisë

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 17 August 2022

Vjedhjen e veturës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Policia e Kosovës për Gazetën inFokus ka thënë se vetura është vjedhur në parkingun e ministrisë dhe rasti ka filluar të hetohet.

LEXO: Liburn Aliut i vidhet vetura zyrtare

-Advertisement-

“Sot, më 17.08. 2022 rreth orës 04:30 në Pikën e Kalimit Kufitar- Qafë Morinë, në dalje ka shkuar automjeti i markës Audi ngjyrë e zezë. Veturat në dalje kontrollohen nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit ata kanë pasur dyshime dhe kanë kërkuar bashkëpunim nga zyrtarë policorë të PK-së. Gjatë verifikimeve është vërejtur se vetura është vjedhur. Vetura i përket Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetura drejtohej nga një mashkull, i cili kishte mungesë të dokumenteve dhe është prezantuar si: B.S., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar). Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Kurse, në Stacionin Policor ‘Qendra Prishtinë në ora 08:50 nga B.C., si ankues, është iniciuar rasti ‘Vjedhje’. Vlen të ceket se vetura kishte qenë e parkuar në parkingun e MMPHI-së në Prishtinë”, ka shtuar policia./Gazeta inFokus/

LEXO: Zbulohen detaje të reja për veturën e vjedhur të Liburn Aliut

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera