E konfirmon policia për Infokus, vetura zyrtare e Liburn Aliut u vodh në parkingun e ministrisë
Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 17 August 2022
Vjedhjen e veturës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.
Policia e Kosovës për Gazetën inFokus ka thënë se vetura është vjedhur në parkingun e ministrisë dhe rasti ka filluar të hetohet.
LEXO: Liburn Aliut i vidhet vetura zyrtare
“Sot, më 17.08. 2022 rreth orës 04:30 në Pikën e Kalimit Kufitar- Qafë Morinë, në dalje ka shkuar automjeti i markës Audi ngjyrë e zezë. Veturat në dalje kontrollohen nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit ata kanë pasur dyshime dhe kanë kërkuar bashkëpunim nga zyrtarë policorë të PK-së. Gjatë verifikimeve është vërejtur se vetura është vjedhur. Vetura i përket Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetura drejtohej nga një mashkull, i cili kishte mungesë të dokumenteve dhe është prezantuar si: B.S., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar). Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Kurse, në Stacionin Policor ‘Qendra Prishtinë në ora 08:50 nga B.C., si ankues, është iniciuar rasti ‘Vjedhje’. Vlen të ceket se vetura kishte qenë e parkuar në parkingun e MMPHI-së në Prishtinë”, ka shtuar policia./Gazeta inFokus/
LEXO: Zbulohen detaje të reja për veturën e vjedhur të Liburn Aliut
Të tjera
-
Bedri Hamza: Pas 9 shkurtit, do ta kemi një qeveri që punon dhe mban fjalën
Bedri Hamza e ka publikuar një video të re, me të cilën paralajmëron një stan...
-
Për 24-orë 66 aksidente, 19 me të lënduar e 47 me dëme materiale
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 39 tiketa trafiku. ...
-
Ky është parashikimi i motit për sot
Gjatë ditës së shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas In...
-
Një grua në Pejë sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj
Një grua nga Peja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosm...
-
Studentët nga Beogradi arritën në këmbë në Novi Sad
Mijëra studentë që u nisën pardje (enjte) në mëngjes nga Beogradi arritën mbr...
-
Bedri Hamza sot do të mbajë tubim me qytetarët e Vushtrrisë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot ...
-
Diplomati danez Peter Sorensen nis zyrtarisht punën si emisar i ri i dialogut Kosovë – Serbi
Nga sot zyrtarisht në krye të dialogut Kosovë-Serbi do të jetë diplomati nga ...
-
Nga sot Trump do të vendosë tarifa për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina
Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar të vendosë tarifa gjithëpërfshi...
-
Idetë e Mergim Lushtakut “mollë sherri” në Vetëvendosje
Heqjen e ndalesës për importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet kateg...
-
Dervishaj: Edhe Runiku mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
SHBA/ Tarifat për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina pritet të hyjnë në fuqi më 1 shkurt
Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për të vendosur t...
-
Ahmeti nga tubimi në Suharekë, Rogovë dhe Përdrini: Po vazhdon një fushatë e jashtëzakonshme e kandidatit tonë për kryeministër Lumir Abdixhiku
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka vazhd...