Lajme

E konfirmon LDK – Ka ofertë të re nga Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 14 January 2020

Javën që lamë pas LDK e Vetëvendosje brenda tre ditësh u takuan tri herë radhazi.

Por, pavarësisht kësaj nuk pati ndonjë marrëveshje mes tyre, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, prej të enjtes së 7 dhjetorit takim më në mes të LDK-së e Vetëvendosjes nuk pati.

-Advertisement-

Megjithatë, duket se ani se jo takim, ka pasur zhvillime të reja.

Albin Kurti, shefi i Vetëvendosjes mbrëmë vonë i ka dërguar një ofertë të re, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, shkruan gazeta inFokus.

E këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Dje nga Lëvizja Vetëvendosje kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do t’i shqyrtojmë gjë ditëve në vazhdim”, tha Mustafa./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera