Sport

E konfirmon Klopp, Van Dijk do ta humbas sezonin

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 02 February 2021

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk kishte pësuar një lëndim vitin e kaluar, shkruan Gazeta inFokus.

Dëmtimi i mbrojtësit holandez ishte mjaft serioz dhe këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp.

Në një konferencë për media, tekniku gjerman ka zbuluar se Van Dijk ka humbur tërë sezonin 2020-2021 dhe nuk do të paraqitet në asnjë ndeshje.

-Advertisement-

“Për momentin nuk e di, askush nuk më ka thënë se Van Dijku mund të luajë këtë sezon, askush hiç. Për momentin kështu janë gjërat. Nuk dua të them që është e pamundur, por nuk ka gjasa”, ka thënë Klopp.

Kujtojmë që në radhët e Liverpoolit e ka humbur sezonin edhe Matip, për shkak të një lëndimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera