Fokus

E konfirmon gruaja e Shemsi Mustafës: Merret vendimi për lirimin e tre policëve që u rrëmbyen në veri

Autori: Hateme Smajli 10:35 | 26 June 2023

Institucionet në Serbi tashmë kanë marrë vendim për lirimin e tre policëve që u rrëmbyen në territorin e Kosovës, në Leposaviq me 14 qershor.

Shemsi Mustafa, Beqir Sefa, Rifat Zeka do të lirohen pas disa ditëve që u mbajtën në burgun e Kralevës.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar bashkëshortja e njërit nga policët, Shemsi Mustafës, e cila ka thënë se janë njoftuar nga institucionet e Kosovës që tashmë është marrë vendimi për lirimin e tyre.

-Advertisement-

“Po na kanë njoftu që kanë me i liru, është marrë vendimi por ende nuk na kanë tregu konkretisht se kur i lirojnë. Këtë informacion nuk e kemi”, ka thënë shkurt Shpresa Mustafa.

Derisa është shprehur tejet e gëzuar për këtë lajm të mirë.

Kujtojmë që në një intervistë për Gazetën Infokus, Shpresa Mustafa kishte deklaruar se pas 10 ditëve pushim mjekësor për shkak të problemeve me shëndetin, bashkëshorti i saj ishte kthyer në punë për shkak se kishte thënë se ata kanë nevojë për të. Dita e parë e tij e kthimit në punë ani pse me probleme me shëndetin ai ishte kidnapuar nja njësi speciale të Serbisë së bashku me dy kolegë të tjerë.

Për më shumë ndiqeni më poshtë rrëfimin e saj:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera