E kërkon Barça, Manchester City i vë çmim sulmuesit
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 19 October 2021
Situata financiare e Barcelonës vazhdon të jetë mjaft problematike, por kjo nuk i pengon gjigantët katalanë të synojnë përforcimin e organikës në dritaren e janarit ose verën e ardhshme. Raheem Sterling, sulmuesi aktual i Manchester City-t, qëndron në krye të listës së objektivave. Citizens, sipas raportimeve të fundit në Spanjë, e vlerësojnë 26-vjeçarin 80 milionë euro.
Sterling aktualisht është në një situatë të vështirë në Manchester, pasi ka humbur vendin e tij në formacionin startues të Pep Guardiolës, madje thuhet se ka mosmarrëveshje serioze mes të dyve.
Kontrata e Raheem Sterlingut me Manchester City-n përfundon në qershor 2023, çka e vendos atë në zonën e kuqe, pasi mund të largohet me parametër zero, nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët muajt e ardhshëm.
Blutë janë të gatshëm ta shesin nëse mbërrin një ofertë e mirë, kjo është e qartë. Edhe Pep e ka thënë hapur se dëshiron të ketë nën urdhrat e tij vetëm ata lojtarë që ndihen të lumtur në këtë klub.
Barça po merr në konsideratë alternativa të tjera e njëra është ajo që të çon te Dani Olmo, i cili, në fakt, u zhvillua si lojtar brenda La Masias. Problem mbetet çmimi i lartë i kartonit, që shkon deri 50 milionë euro.
Të tjera
-
KFOR-i: Jemi duke patrulluar me Policinë e Kosovës për të ruajtur infrastrukturën kritike në veri
KFOR-i thotë se patrullimet e rregullta dhe angazhimet me përfaqësues të komu...
-
Nesër konferenca për rastin e Liridona Ademajt, merr pjesë edhe vëllai i saj
Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konfere...
-
“Vetëm me një emër tjetër”, familjarët e të pagjeturve s’kanë pritje nga takimi në Bruksel
Komisioni i përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë do...
-
Dervishaj: Kosova mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Xhemaili drejtuar Kurtit: Klubi yt mafioz do të përfundojë mbrapa grilave
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili,...
-
Jeta Rafuna: Prishtina meriton zhvillim, transformim dhe jo bllokada, e ne e kemi vizionin dhe përkushtimin për ta bërë realitet
Jeta Rafuna kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numë...
-
Themelorja refuzon kërkesat e mbrojtjes së tre të akuzuarve serbë, konfirmon aktakuzën në rastin “Banjska”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si ...
-
Ministri britanik: Kam folur me Kurtin, Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog konstruktiv
Deputeti laburist, Paul Foster, i cili ishte për vizitë në Kosovë në mes të n...
-
Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, një i lënduar
Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë- ...
-
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për vrạsje në tentativë në Gjilan
Prokuroria në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të ...
-
Rrezarta Krasniqi: Sot ndamë momente të veçanta me veprimtarin e kahmotshëm të LDK-së, Osman Rashica
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po vazhdon tak...
-
Biden: Amerika “u bë më e fortë” falë politikës sonë të jashtme
Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, ...