Fokus

“E kam parë trupin, nuk ka qenë ne gjendje të mirë”, Arianit Koci jep detajet e fundit nga IML-ja për trupin e pajetë të Faton Hajrizit

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 09 August 2024

Avokati Arianit Koci, në një prononcim për media, ka dhënë detajet e fundit, nga IML-ja për trupin e pajetë të Faton Hajrizit.

Ai ka thënë se e ka parë trupin e tij, nuk ka qenë në gjendje të mirë.

“Dje e kam pa trupin me lejuan, gjendja e tij nuk ka qenë e mirë, e hapen pastaj kur erdhi transporteri u mbyll sërish hermetikisht për shkak të rregullave”

-Advertisement-

Ai gjithashtu u pyet se sipas tij ne çfarë kushte është mbajt Fatoni, dhe se kur do të lëshohet trupi i Fatonit për familjarët.

“Unë e vlerësoj që nuk është mbajt në kushte të mira.. trupi nuk besoj që do lëshohet sot, por së shpejti”.

Hajrizi raportohet se u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera