Fun & Video

E gjen veten në mes të zënkës së truprojave, ministri mezi i shpëton grushteve dhe shqelmave (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 24 July 2017

Ministri turk i Kulturës dhe Sportit është larguar me vështirësi nga podiumi i një ngjarjeje mundjeje pasi e gjeti veten në mesin e zënkës së truprojave të shefit të policisë dhe kryetarit të Bashkisë.

Ngjarja tragjikomike ka ndodhur në Provincën Ordu, e cila është edhe vendlindja e ministrit turk Numan Kurtulmus.

Në videon e publikuar nga “DHA”, përcjell tvklan.al shihet ministri teksa zë vendin e tij në zonën e protokollit në tribunë, teksa papritur nis një zënkë e madhe.

-Advertisement-

Guvernatori i Provincës Ordu, Seddar Yavuz po bisedonte me kryebashkiakun Enver Yılmaz, kur truprojat e këtij të fundit nuk lejuan që në rreshtin e parë të ulej Drejtori i Policisë së provincës.

Në këtë moment nisi një zënkë e madhe me grushte dhe shqelma mes policisë bashkiake dhe truprojave të kryebashkiakut në njërin krah dhe truprojave të drejtorit të policisë në krahun tjetër.

Në këtë zënkë u rrezikua edhe siguria e ministrit Kurtulmus, i cili deri javën e kaluar ishte zv/kryeministër dhe një ndër njerëzit më të rëndësishëm të partisë së Erdoganit.

Kurtulmus u largua me vështirësi nga truprojat dhe nga komandot në vendngjarje.

Pas largimit njëri pas tjetrit të ministrit, kryebashkiakut dhe drejtorit të policisë nga ngjarje, në shesh nisën edhe garat e mundjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera