Rozë

E fshehta e Adelina Tahirit me Seldin a do t’i pengonte Mimozës?!

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 11 October 2017

Për Seldi Qalliun nuk është çudi që cilësohet si ‘Don Zhuan’ meqë si një mashkull simpatik, ka qenë magnet për femrat, e aq më tepër ato të estradës.

Tashmë si një i pjekur, duket se Seldi ka marrë vendime më serioze, teksa ka krijuar lidhje me këngëtaren Mimoza Shkodra, me të cilën pritet të jetë afatgjate dhe e menduar mirë nga të dyja anët, duke ditur për njohjen e tyre që në fillmet e karrierës.

Seldi vite më parë, ishte i fejuar me Dafina Zekën, vajzën e Milaim Zekës, një relacion që zgjati për vite me radhë, por që përfundoi kur më së paku pritej, shkruan Kosovarja.

-Advertisement-

Çuditërisht arkivat e ndryshme përmbajnë edhe imazhe të tjera të Seldi me femra të njohura, ndër to edhe Adelina Tahiri, një femër me super linja sot.

Por, realisht për relacionin mes tyre, nuk ekzistojnë edhe shumë informata, përveç fotos e cila shfaq një afrimitet më shumë se shoqëror e kolegial.

Cili do të ishte reagimi i Mimozës, në rast se akoma nuk është e informuar rreth kësaj, apo shikon kah e ardhmja me të dashurin aktual, duke mos lënë hapësirë aspak për të shkuarën e tij!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera