Lifestyle

A e dini se sa të papastra i keni duart? Kjo është mënyra më e mirë për t’i larguar mikrobet

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 04 February 2018

Të qëndroni larg nga gripi sezonal, fillon me larjen e duarve pra duke larguar mikrobet- por sa e vështirë është që të hiqni qafe bakteret?

Daily Mail Online shfrytëzoi një losion që zbuloi nën dritën ultra-vjollce se sa të pista janë duart tona dhe duke treguar se sa lehtë mikrobet mund të përhapen në gjërat që ju prekni rregullisht, p.sh një filxhan kafeje apo edhe tastierën.

-Advertisement-

Ata testuan dallimet në mes të larjes së duarve për pesë sekonda, 20 sekonda për të treguar se a mbeten mikrobet pas këtyre procedurave.

Daily Mail së bashku me zyrtarët e Shëndetësisë duke paralajmëruar të gjithë që të lajnë duart për të parandaluar përhapjen e gripit vdekjeprurës që ka vrarë 53 fëmijë në SHBA, tregojnë se sa të pista janë zakonisht duart, sa lehtë mund të përhapen mikrobet dhe çfarë duhet të bëni për t’i mbajtur ato të pastra gjatë sezonit më të keq të gripit në historinë e kohëve të fundit.

Kështu përmes një losioni që stimulon mikrobet të duken në dritat ultra-vjollce, ata mësuar teknikat e duhura të larjes së duarve dhe kontrollin e përgjithshëm të infeksioneve, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, duart mund të duken të pastra në sipërfaqe, drita ultra-vjollce zbulon atë që me të vërtetë keni në lëkurën e duarve tuaja.

Kështu në bazë të këtij eksperimenti, tek ata që nuk kishin larë fare duart vërehej një shtim i baktereve.

Pasi një person me duar të papastra mbante një filxhan kafeje për më pak se një minutë, drita ultra-vjollce tregoi sa shpejt mikrobet nga duart përhapeshin në filxhan.

Pastaj vinte larja e duarve për një periudhë prej 5 sekondash.

Drita ultra-vjollce tregoi zonat në mes të gishtërinjve dhe rreth shputës së dorës qëndronte shumica e mikrobeve pas larjes së shpejtë.

Mikrobet gjithashtu mbetën nën thonjtë dhe rreth unazave të duarve.

Pastaj, është testuar edhe larja prej një periudhe kohore prej 20 sekondash.

Pas kësaj larje, duart treguan se përmbajnë një numër minimal të mikrobeve.

Një larje prej 20 sekondash u provua të ishte më e mira në heqjen e mikrobeve nga duart tona.

Sipas doktorëve “larja e duarve është një nga mënyrat më të mirë për të mbrojtur vetën dhe familjen nga përhapja e marrjes së sëmundjeve”.

Ata shtojnë: “Duart e pastra mund të ndalojnë përhapjen e mikrobeve nga një person në tjetrin dhe përgjatë një komuniteti të tërë-nga shtëpia dhe vendi juaj i punës në objektet e kujdesit për fëmijët dhe spitalet”.

Ju gjithashtu mund të infektoni vetën duke prekur sytë, hundën dhe gojën me dua që kanë marrë shumë baktere.

Një studim i vitit 2015 kishte treguar se 62 për qind e meshkujve dhe 40 për qind e grave pranojnë se nuk i pastroj duart e tyre pas përdorimit të banjës.

“Duke larë duart shpesh, duke veshur maska dhe duke qëndruar në shtëpi  pas punës gjatë periudhave të theve, mund të ndihmojë në zvogëlimin e transmetimit të viruseve”, ka thënë doktor Biran Secemsky.

Ata paralajmërojnë se njerëzit që lajnë duart dhe mbulojnë gojën kur ata kollitën ose teshtijnë për të shmangur përhapjen e virusit të tyre kanë më shumë gjasa ta mbrojnë vetën nga marrja e gripave tjera.

Ndërsa, nëse përdorni losione për pastrimin e duarve, as ato nuk ndihmojnë të keni duar më të pastra se sa po t’i lani duart për 20 sekonda.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera