Lajme

E diela e fundit e gushtit sjell fluks të madh, kolona kilometrike në Shëngjin dhe Balldren-Milot

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 30 August 2026

E diela e fundit e muajit gusht ka sjellë një mbingarkesë të madhe në rrjetin rrugor të Qarkut të Lezhës

Fluksi i lartë i automjeteve të pushuesve që po largohen nga bregdeti pas përfundimit të fundjavës ka shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe radhë të gjata kilometrike në akset kryesore lidhëse.

Situata më kritike raportohet në aksin rrugor Balldren-Milot, ku lëvizja e mjeteve zhvillohet me ritme mjaft të ngadalta. Paralelisht, vështirësi të mëdha në qarkullim ka edhe në rrugën që lidh plazhin e Shëngjinit me qytetin e Lezhës, ku prej disa orësh janë krijuar radhë të gjata automjetesh

-Advertisement-

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimin e plotë të nyjave kryesore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ngritur pika kontrolli dhe orientimi në segmentet më problematike.

Efektivët ndodhen në terren për të lehtësuar rrjedhën e lëvizjes dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve drejt rrugëve alternative.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të policisë

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy