E dhimbshme: Një 6-vjeçar në Dragash humb jetën pasi ra në lumin e fshatit
Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 22 May 2022
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Radeshë të komunës së Dragashit, ku një i mitur ka humbur jetën pasi ka rënë në një lumë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, bëjnë të ditur se 6-vjeçari ishte dërguar në spital rreth orës 19:00 dhe i njëjti ishte pa shenja jete.
Me të arritur në spital, stafi shëndetësor kishin ndërmarrë veprimet e menjëhershme për t’i dhënë ndihmë mjekësore të miturit, duke provuar ta reanimojnë, por për fat të keq e gjithë kjo nuk rezultoi me sukses.
Si rrjedhojë, mjeku kujdestar më QKMF konstatoi vdekjen e 6-vjeçarit.
Gazeta mëson se ende nuk dihen rrethanat të cilat bënë që i mituri të bie në lumin e fshatit Radeshë, ngjarje kjo e cila përfundoi tragjikisht.
Gazeta do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.
Gjatë ditës së sotme edhe një i mitur i moshës 12-vjeçare ka humbur jetën,pasi që i njëjti është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës. I mituri dyshohet se ka hyrë për t’u larë në lumë, por pastaj është mbytur.
Të tjera
-
Osmani uron kryetarin e ri të Ulqinit: Nuk jeni vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si K...
-
Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
Policia ka njoftuar se nusja ka rrahur vjehrrën në Prishtinë. Viktima ka p...
-
Aksident i rëndë trafiku tek zona Industriale në Suharekë, Policia në vendin e ngjarjes
Gjatë mëngjesit te sotëm ka ndodhur një aksident mjaft i rënd trafiku, ku dy ...
-
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. ...
-
Aksion i madh kundër fajdes në Gjilan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin kundër fajdeve që ka zhv...
-
Mbi 19 mijë maturantë sot i nënshtrohen testit kombëtar
Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë. ...
-
Gati 1700 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës po tregon seriozitetin e saj me shifrat e larta të gjobave ...
-
Arrestohet një turk në Vërmicë, tentoi ta korruptojë policin me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Turqisë në pik...
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...
-
Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin...