Sport

E dhimbshme: “Dje disa minuta pasi shënova, babai im vdiq”

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 16 September 2021

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Nathan Ake, ka treguar historinë e dhimbshme për vdekjen e babait.

Ake dje ishte ndër realizatorët në fitoren e thellë të Man Cityt ndaj RB Leizpigut.

Holandezi përmes një postimi në Instagram zbuloi se pak minuta pasi realizoi golin e parë në Ligën e Kampionëve, babai i tij ka ndërruar jetë, që ishte i sëmurë nga një sëmundje e rëndë që disa javë.

-Advertisement-

“Javët e fundit kanë qenë më të vështirat në jetën time, babai ka qenë shumë i sëmurë dhe nuk kishte mundësi tjera për shërim. Isha më fat që kisha shumë mbështetje nga e fejuara, familja dhe miqtë.

“Dje, pasi vështirësive shënova golin e parë në Ligën e Kampionëve dhe disa minuta më pas ai ndërroi jetë pranë nënës dhe vëllait që ishin afër. Ndoshta ishte shkruar kështu, të më shikonte duke luajtur e bënte krenar dhe të lumtur”

“E di që do jesh gjithmonë me mua, do jesh gjithmonë në zemrën time dhe kjo është për ty baba”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera