Sport

E BUJSHME: Mourinho drejt rikthimit në Itali, portugezi surprizon me skuadrën që mund të drejtojë

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 08 April 2019

Prej ditësh flitet një rikthimi i Jose Mourinhos në Itali. Të gjithë mendojnë se do të jetë Interi skuadra, që ai do të drejtojë, por mediat e raportojnë se mund të jetë Roma.

Prej fundit të vitit që lamë pas, 56-vjeçari është i papunë, pasi u shkarkua nga Manchester Unitedi, për shkak të rezultateve të dobëta.

Roma është në kërkim të një trajneri të ri sepse Ranieri në fund të sezonit do të largohet.  Mourinho kthimin e tij në Itali e sheh me një sy shumë të mirë, pasi kujtimet janë pozitive. Roma është një ekip mesatar, e cila me Mourinhon në krye mund të futet në sallonet e “bigëve”, jo vetëm në kampionat, por edhe në Evropë.

-Advertisement-

Mbetet të shihet nëse do të jetë një lëvizje, që mund të bëhet gjatë verës, apo portugezi do të tentojë një kontratë të majme në një skuadër të madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera