E ardhmja, Lewandowski krijon probleme të mëdha te Bayern
Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 14 July 2022
Largimi i Robert Lewandowski duket se po afrohet çdo ditë e më shumë. Sipas gjasave duket se Bayern Munich do përfundojë duke hapur derën për sulmuesin polak, për sa kohë që merr ofertë 50 milionë euro nga Barcelona, shifër të cilën katalanasit duket se janë të gatshëm ta paguajnë për polakun.
Nëse Bayern dorëzohet, kjo është për shkak të dëshirës së palëkundur të lojtarit, pasi në Mynih janë të vetëdijshëm se, sot, nuk kanë zëvendësues për të.
Kështu shkruan gazeta “Kicker”, e cila thekson se bavarezët kanë probleme serioze për të gjetur një sulmues që mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Lewandowski. Klubi bavarez nuk ka në mendje një zëvendësues të përshtatshëm nëse golashënuesi përfundon duke nënshkruar për Barcelonën. Një nga opsionet ishte Harry Kane, sulmuesi anglez që luan për Tottenhamin, por më është përjashtuar si alternativë për këtë verë për shkak të kontratës së tij me “Spurs”.
Prandaj, gjithçka tregon se drejtuesit sportivë të komanduar nga Hasan Salihamidzic po kërkojnë një zëvendësues të përkohshëm për Lewandowskin dhe afrimin e Kane në vitin 2023. Në skuadrën aktuale të “bardhekuqve” nuk ka asnjë sulmues që plotëson boshllëkun e 33-vjeçarit, vetëm lojtarë si Sadio Mane, Thomas Muller apo Serge Gnabry të cilët pa qenë pozicioni i tyre i natyrshëm, janë në gjendje të luajnë edhe si qendërsulmues.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...































