Sport

E ardhmja e Arturo Vidal, zbulon ekipin e ri nëpërmjet rrjeteve sociale

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 04 March 2022

Arturo Vidal ka zgjedhur të argëtohet me fansat në rrjetet sociale, aty ku ka treguar edhe destinacionin e tij të ardhshëm pas aventurës me Interin, klub me të cilin ka kontratë deri në fund të sezonit.

Mesfushori kilen ka përdorur një aplikacion, që ka zgjedhur Brazilin si destinacionin e radhës në karrierën e tij. Sigurisht që asgjë nuk është rastësore, teksa 34-vjeçari po bisedon prej kohësh me drejtuesit e Flamengos.

Vidal qesh, komenton me fansat dhe gëzohet kur pas pyetjes se “cila do të jetë skuadra e radhës” vjen përgjigja “Brazili”. Lojtari latin e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të luajtur një ditë në futbollin brazilian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera