Rozë

Dyshohet se banori Viserlo tentoi ta puthë Loredana Bratin pa dëshirën e saj

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 12 March 2025

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, një ngjarje e dyshimtë ka shkaktuar polemika dhe debate mes banorëve.

Sipas komenteve në faqen zyrtare të Big Brother VIP Albania, dyshohet se banori Viserlo ka tentuar të puthë pa dëshirë banoren Loredana Brati.

Megjithatë, produksioni nuk ka publikuar asnjë video që të konfirmojë apo të hedhë poshtë këto pretendime.

-Advertisement-

Në një video të shpërndarë nga faqja zyrtare e Big Brother, Kelly dëgjohet duke i thënë Viserlos: “Shko bëje edhe një herë, atë që i bëre asaj”, duke lënë të kuptohet për një situatë të tensionuar.

Pas kësaj, debati vazhdon me ofendime mes tyre.

Produksioni ende nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë incident, ndërsa publiku në rrjetet sociale ka shprehur shqetësim dhe kërkon sqarime mbi situatën./GazetaInfokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy