Dyshohet për prodhim të kundërligjshëm, Dogana e Kosovës pritet të konfiskojë një sasie të madhe të verës në Rahovec
Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 07 December 2022
Dogana e Kosovës sot ka zhvilluar aksion për kontrollin e prodhuesve të verërave në Hoçë të Madhe në Rahovec.
Pronari i vreshtit, Srđan Petroviq për Kosova Online thekson se doganierët e arsyetojnë qëllimin e tyre me faktin se ai nuk ka një kompani të regjistruar dhe shton se verën që zotëron asnjëherë nuk e ka fshehur dhe as e ka shitur.
“Kemi gjashtë gjenerata që prodhojmë verë, kompaninë time e kam vënë në pritje në përputhje me ligjin kur ka filluar virusi korona, kompania nuk është aktivizuar më pas, dhe sasitë e verës që kam bërë i kam bërë për nevojat e mia. Këtë verë nuk e kam shitur askund, as në veri as në jug. Bëja sasi me të cilat mund të hyja në treg dhe të isha konkurrues”, tha Petroviq.
Petroviq donte të bënte gjithçka në përputhje me ligjin dhe në marrëveshje me prodhuesit e tjerë. Siç thotë ai zyrtarët i kanë njoftuar se do të konfiskohen 40.000 litra verë.
“Unë, si të gjithë prodhuesit, jam i detyruar të raportojmë sasinë e rrushit që kemi vjelur deri më 10 dhjetor dhe deri më 15 janar kemi kohë të raportojmë sasinë e verës që kemi prodhuar. Të gjithë prisnim të raportonim deri atëherë. Ndërkohë, erdhën inspektorët dhe renditën 40 mijë litra verë dhe tre ton raki”, na ka konfirmuar Petroviq.
Ai thotë se është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe se për momentin para shtëpisë së tij po mblidhen njerëzit nga frika se çfarë do të ndodhë me ta.
Të tjera
-
Bedri Hamza qytetarëve në Klinë: Do ta përfundojmë autostradën për Pejë, që kalon kah ju
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Musliu: Faleminderit Klinë
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Heroi i gjallë i Kosovës, William Walker vizitoi sot shtëpinë muze në Poklek të Drenasit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjarë të dë...
-
Kolgeci viziton edhe një biznes: Ky është modeli se si duhet ta duam vendin tonë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
“Mashtruesi ka një emër dhe quhet Albin Kurti” – Rrezarta Krasniqi pasi Kurti ‘ndryshoi’ qëndrim për marrëveshjen e Uashingtonit
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, ...
-
Hoti: Pas gjithë këtyre viteve propagandë Kurti pranoi Marrëveshjen e Washingtonit
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit të Kosov...
-
Lajçaku takohet me pasardhësin e tij për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari i deritashëm BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka p...
-
Ferat Shala bashkë me William Walker vizitojnë shtëpinë Muze në Poklek
Kandidati i PDK-së për deputet Ferat Shala bashkë me ambasadorin William Walk...
-
Kurti: Nuk besoj që SHBA-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës
Kryeministri Albin Kurti derisa e ka quajtur të fortë marrëdhënien e Kosovës ...
-
Trump hakmerret ndaj Smith, shkarkon personat që punuan me prokurorin që ngriti akuzë penale ndaj tij
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi mbrëmjen e të hënës për shkarkimin...
-
Dorëheqja e Millosh Vuçeviqit mund të mos i ndalë protestat në Serbi
Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq mund të mos jetë e mjaftueshm...
-
Kamberi për dorëheqjen e Vuçeviqit: Lëvizjet e fundit në Beograd duhet parë me kujdes
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë s...