Fokus

Dyshimet për keqpërdorime milionëshe, a do të dëshmonte sot Kurti për skandalin me rezervat shtetërore?

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 16 December 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk iu përgjigj ftesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ku pritej të dëshmonte sot rreth orës 09:30.

Pas më shumë se dy orësh, zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi, njoftoi para mediave se Kurti nuk do të paraqitej për shkak se gjendej jashtë vendit.

Kozmaqi tha se për këtë u njoftuan nga Zyra e Kryeministrit, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

E pyetur nëse Kurti do të dëshmonte sa i përket hetimeve për rastin me rezervat shtetëorore, hetime këto që kanë nisur tash e afro 1 vit, zëdhënësja u përgjigj kështu.

“Kryeministri Albin Kurti ndodhet në udhëtim jashtë vendit, dhe e ka të pamundur të vijë sot. Data tjetër nuk është vendos ende.. Nuk kam informacione të tjera se për çfarë rasti është ftuar dhe s’mund të jap detaje të tilla”, tha Kozmaqi.

Kujtojmë se kryeministri Kurti përmes ftesës zyrtare u ftua nga Prokuroria Speciale javën që lamë pas me 12 dhjetor.

E nuk munguan edhe reagimet nga ana e pushtetit. Zëdhënësi i zyrës së Kurtit, Përparim Kryeziu thirrjen e Prokurorisë e konsideroi si ndërhyrje të sistemit të drejyësisë në fushatën para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, kishte deklaruar Kryeziu.

Derisa as nga ana e qeverisë ende nuk është konfirmuar nëse kryeministri Kurti është ftuar të dëshmojë në rastin e rezervave shtetërore ku dyshohet për keqpërdorime milionëshe të buxhetit të shtetit./Gazeta Infokus

Kjo është deklarata e plotë e zëdhënëses së Prokurorisë Speciale pasi Kurti nuk u shfaq të jepte dëshminë:

LAJMI I FUNDIT: Kurti nuk paraqitet për dëshmi në Prokurorinë Speciale, kjo është arsyeja

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera