Dyshimet për dhunimin e tretë të 11-vjeçares, kërkohen shkarkim i stafit të strehimores
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 02 July 2023
Përgjegjësi dhe shkarkim të personave, të cilët kanë dështuar në mbikëqyrje, po kërkohet nga strehimorja e sigurisë së lartë. Pa kaluar as një vit nga dhunimi i dytë i 11-vjeçares, ajo dyshohet se është dhunuar për herë të tretë.
Dyshimet janë se dhunimi ka ndodhur në këtë strehimore, që rehabiliton viktimat e trafikimit. Po e njëjta është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk dihet lokacioni i saj për çështje sigurie. E mitura nga Prishtina dyshohet se është dhunuar për herë të tretë nga një viktimë tjetër, e mitur. Ky rast është hapur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, e cila konfirmon se kanë pranuar kallëzim penal nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti thotë për KosovaPress, se nuk janë marrë me këtë rast, ani pse gjatë vitit të kaluar kanë kryer ekzaminimet.
“Jo nuk ka ardhur tek ne se e kemi shikuar pasi e kemi parë në media, kemi shikuar, kemi kontrolluar nëse rasisht nuk e kemi vërejtur, por nuk e kanë sjell tek ne asnjëherë…Dy herë ka qenë tek ne, vitin e kaluar. Një herë në qershor dhe një herë në gusht”, deklaron ai.
Në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për KosovaPress thuhet se gjatë muajit prill është pranuar kallëzim penal nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
“Ju njoftojë se lidhur me këtë çështje në Prokurorinë Themelore në Gjakovë me dt.27.04.2023 është pranuar kallëzimin penal nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë, ku e dyshuar është një e mitur. Prokurori për të mitur pranë PTH-Gjakovë me dt.16.05.2023 ka nxjerrë aktvendimin për inicimin e procedurës përgatitore ndaj të miturës H.F, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kishte për të kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 par.7 lidhur me par.1 të KPRK-së, e cila vepër është kryer ndaj një të miture tjetër që ka qenë e strehuar në strehimore”, thuhet në këtë përgjigje nga prokuroria.
Për rastin e 11 vjeçares, e cila dyshohet se u dhunua për herë të tretë brenda strehimores së sigurisë së lartë, nuk ktheu përgjigje Ministria e Punëve të Brendshme.
Në lidhje me këtë nuk dha detaje as Policia e Kosovës.
“Referuar kërkesës suaj të mëposhtme ju lutem që për specifikat e parashtruara t’u adresoheni autoriteteve kompetente”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
KosovaPress kontaktoi edhe me shefin e kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimonin, i cili tha se kjo është kompetencë e MPB-së.
“Çështja e tillë bie ne kompetencën e Ministrisë se Punëve të Brendshme”, tha ai.
As Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila është duke trajtuar rastin e 11-vjecares, nuk pranoi që të japë informacione, duke thënë se rasti është në Prokurorinë në Gjakovë.
Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon llogaridhënie dhe shkarkim të personave, të cilët kanë dështuar në mbikëqyrje të së miturës.
“Karakteri i të gjitha strehimoreve është rehabilitues dhe riintegrues pastaj në hallkat tjera, kur viktima ndjehet e gatshme për me dalë nga ambientet e strehimoreve. Përmes rastit të fundit e kemi parë që rehabilitimi në rastin e 11-vjeçares ka dështuar, për shkak që ajo dyshohet që është dhunuar brenda hapësirës së strehimores. Përveç kësaj, në këtë rast është e përfshirë edhe një vajzë tjetër, e cila edhe ajo ka qenë për qëllime të njëjta të rehabilitimit në strehimoren e rrezikshmërisë së lartë. Vajza tjetër do të ngarkohet me procedura të tjera penale, e cila do të dënohet më pas sipas Kodit Penal të Kosovës. E shohim që strehimoret, por edhe institucionet po dështojnë që të rehabilitojnë viktimat e dhunës në baza gjinore, gjegjësisht viktimat e dhunës seksuale. Rrjeti i Grave të Kosovës në këtë rast ka kërkuar përgjegjësi nga strehimorja në fjalë, si dhe shkarkim të personave të cilët kanë dështuar në mbikëqyrje dhe në ofrimin e shërbimeve të duhura në rastin e 11-vjeçares”, thotë Breznica për KosovaPress.
Për sigurinë në strehimore flet edhe drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Zana Hamiti.
“Stafi i mjaftueshëm është gjithmonë në mungesë. Besoj që për të ofruar shërbime, tash nuk po dua të hyj në kompetencat e asaj strehimoreje, sepse është e nivelit shtetëror edhe ndodhin rastet, sepse nuk po dua as të arsyetoj atë pjesë. Mirëpo, siguria ne besojmë që është në nivel, punohet 24 orë. Nuk kemi roje fizike, mirëpo ndoshta nuk kishte qenë e rrugës me qenë një roje fizike jashtë që të identifikohet si objekt. Kemi kamera të sigurisë, stafi është 24 orë nën mbikëqyrjen e viktimave. Po besoj që mjaftueshëm është”, deklaron Hamiti për KosovaPress.
Në anën tjetër, ajo pohon se viktimat që trajtohen brenda qendrës shpesh ndihen të rrezikuara nga dhunuesi.
“Plot raste ka që dhunuesi është në arrati, sigurisht që ato përkundër që janë në strehimore i themi që niveli i sigurisë është i lartë, sigurisht që atyre nuk mundesh bash të ju largosh. Është pjesë që ato e bartin në vete, megjithatë nuk kemi pasur raste asnjëherë prej jashtë të vijnë të kërkojnë ose të na kërcënojnë për viktimat. Është një objekt që nuk identifikohet prej jashtë që është strehimore edhe nëse kemi pasur ndonjëherë ndonjë kërkesë prej jashtë, themi që nuk është strehimore”, shton Hamiti për KosovaPress.
Në raportin e Avokatit të Popullit për rastin e 11-vjeçares, ishte konstatuar shkelje e të drejtave të njeriut dhe dështim i institucioneve kyçe.
Të tjera
-
Osmani për kërcëniṁet e Vuçiqit: Do të përballet me institucionet e Kosovës, nuk ka kthim mbrapa
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e presidentit serb...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin d...
-
Deputeti i VV-së: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na dëmtoi në dialog
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritkuar Prokurorinë duke thënë se aktak...
-
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka...
-
Shqiptarët protestojnë më 23 shtator në Preshevë, Sinani: Marshojmë për barazi dhe drejtësi
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e...
-
“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje në emision për religjionin
Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë...
-
ShBA’ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën, vlerëson punën e Prokurorisë dhe Policisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson punën e Prokurorisë Spe...
-
Gjini: Serbia kurrë s’ka desht me ba asociacionin, po e kanë gjetë një njeri n’Kosovë…
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini thotë se Serbia asnjëherë nuk ka desht të ...
-
E ekzagjeron Brnabiq, akuzon Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë: Situata në Kosovë është më e rënda deri tani
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë ësht...
-
Ky është personi që e bleu patentë shoferin e falsifikuar për 400 euro, përfundon në ndalim
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë në Gjilan...
-
Mediat serbe: Vuçiq nesër mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”
Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të m...
-
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin...