Sport

Dybala s’e pret më Interin, pranon ofertën e Romës dhe lumturon Mourinhon

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 18 July 2022

Paulo Dybala do të jetë dhurata e madhe e drejtuesve të Romës dhe Jose Mourinhon dhe tifozët verdhekuq. Fantazisti argjentinas, i cili ishte pjesë e Juventusit në shtatë sezonet e fundit, ka udhëtuar drejt Portugalisë, aty ku italianët po kryejnë fazën përgatitore, për të kryer testet mjekësore.

27-vjeçari ka pranuar ofertën e Romës dhe do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me një pagë sezonale prej 6 milionë eurosh (bonuset të përfshira). Dybala është lodhur duke pritur Interin, ndërkohë që insistimi i Jose Mourinhos e ka bindur të vijojë karrierën në kryeqytetin italian.

Argjentinasi do të mbajë veshur fanellën me numrin 10, që për vite më radhë i përkiste Francesco Tottit. “Jam shumë i lumtur! Numri 10? Flasim më vonë”, është shprehur lojtari ofensiv në momentin që ka zbarkuar në Portugali.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera