Sport

Dybala i premton besnikëri ‘Zonjës së Vjetër’

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 18 August 2017

Në të tashmen dhe në të ardhmen e Paolo Dybala, ka vetëm një skuadër, Juventus.

Ylli argjentinas në një intervistë të dhënë për gazetën amerikane New York Times, ka përsëritur edhe një herë tjetër, se nuk e mendon aspak largimin nga radhët e kampionëve të Italisë.

Gjatë kësaj interviste, 23-vjeçari ka deklaruar se vendimi i drejtuesve për ti dhënë atij numrin 10 e ka befasuar por, ai ndihet i nderuar dhe premton se do të japë maksimumin e tij për arritjen e objektivave që ka ekipi.

-Advertisement-

Përsa i përket interesimit që ka shfaqur Barcelona dhe humbja në finalen e Champions League ndaj Realit të Madridit, Dybala shprehet se ekipi ku ai luan është në të njëjtin nivel me katalanasit dhe humbja ndaj Realit është si një makth për të që kërkon ta harrojë sa më shpejt. Objektivi Champions, për argjentinasin është një ëndërr të cilën beson se shumë shpejt do ta ketë në duart e tij këtë trofe.

Një tjetër trofe i humbur ai në finalen e Super Kupës së Italisë është një moment të cilin Dybala kërkon ta lërë pas krahëve, zhgënjimi nuk mungon, por skuadra duhet të shohë përpara. Në fund “La Joya” e mbyll intervistën me premtimin se sezoni i ri për Juventusin do të jetë akoma edhe më i mirë se ai që u la pas. /TCH/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera