Dy vjet nga arritja e katër marrëveshjeve Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 25 August 2017
Pas shumë takimeve e përpjekjeve të vazhdueshme që zgjatën me muaj të tërë, Kosova dhe Serbia më 25 gusht të vitit 2015, arritën t’i qesin në letër katër marrëveshje. Nënshkrimin e tyre e bënë krerët me të lartë shtetëror nga të dy palët.
Këto marrëveshje kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe, telekomin, energjinë dhe “Parkun e Paqes” në Mitrovicë. Pasi nënshkruan marrëveshjet, pjesëmarrësit e këtyre takimeve dolën edhe më deklarata. Të gjithë shpallën fitues vetën dhe shtetin që përfaqësuan.
Kryeministri Isa Mustafa pas përfundimet të nënshkrimi të marrëveshjeve deklaroi për mediat në Bruksel se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive, derisa marrëveshjet i ka quajtur në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Sot kemi arritur marrëveshje të rëndësishme. Është marrëveshja lidhur me parimet themelore për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshja lidhur me implementimin e marrëveshjes për energji, marrëveshja për kodin telefonik dhe marrëveshja për lirimin e urës mbi Ibër, përkatësisht me rikonstrumin e saj dhe lëshimin e kësaj ure. Ne e konsiderojmë një sukses shumë të madh të arritur me këto marrëveshje, sukses në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun. Konsiderojmë se të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Mustafa.
Një deklaratë thuajse të ngjashme por në favor të shtetit të vet e ka dhënë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ai ka thënë se ka nënshkruar marrëveshjen për komunat serbe, energjinë, telekomunikacionin dhe urën mbi Lumin Ibër. I quajti marrëveshje të mira dhe me kompetenca të gjera.
“Sonte u arrit marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Asociacioni do të ketë kompetenca të gjera. Ai do ta ketë president, zëvendëspresident, mbledhje të përgjithshme, flamur.. Ata do të mund të financohen nga Serbia dhe është shkruar qartë se Serbia ka të drejtë ta bëjë këtë”, ka thënë ai.
Vuçiq ka thënë se ekipi serb ka bërë një punë të shkëlqyer dhe se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen.
Një deklaratë goxha të fuqishme e ka dhënë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. Ai madje deklaroi se me nënshkrimin e marrëveshjeve Serbia njohu Kosovën.
“Serbia e ka njohur realisht Kosovë. Në të gjitha dokumentet e nënshkruar është përdorur termi “Republika e Kosovës”, kjo edhe tregon se ata e kanë pranuar vendin tonë si shtet”, ka thënë Thaçi.
Kurse, si një kundërdeklaratë ndaj Thaçit erdhi ajo e Drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq. Ai nuk hezito të shpall bindshëm fituese Serbinë. Bile këtë fitore siç e tha ai e bënë më rezultat prej 5 me 0, kundrejt Kosovës.
“Nëse flasim me terma sportiv, mund të themi se Serbia fitoi 5 me 0 kundër Kosovës. Asociacioni i Komunave serbe do të ketë presidentin, asamblenë, lidhje direket institucionale me Serbinë dhe fuqi në shumë aspekte tjera”, ka thënë ai.
Edhe BE shpall veten fituese. Shefja e BE’së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, në njoftimin e saj për arritjen e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se kjo është një “pikë referimi për raportet mes të dyja vendeve”. Ajo tregoi se Bashkimi Evropian do të mbështesë implementimin e të gjitha marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Mogherini njofton se dialogu mes të dyja vendeve, do të vazhdojë në muajt e ardhshëm.
“Zgjidhjet si këto që ndodhën sot, sjellin përfitime konkrete për të dy popujt dhe në të njëjtën kohë mundësojnë avancimin e të dyja palëve në rrugën evropiane”, thuhet në njoftimin e Mogherinit.
Të tjera
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...