Lajme

Dy shtetet e Kaukazit që votuan kundër Kosovës në Këshillin e Europës

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 24 April 2023

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës, raporton Gazeta Express.

Nga 46 shtetet anëtare, 33 votuan pro, 7 kundër, 5 abstenuan ndërsa një nuk mori pjesë fare në votim.

Ajo që bie në sy nga shtetet që votuan kundër Kosovës, përveç kundërshtimit të Hungarisë që është shtet që veçse e njeh Kosovën, është fakti që tri shtete të rajonit të Kaukazit nuk votuan pro. Dy prej tyre, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani votuan kundër, ndërsa Armenia nuk mori pjesë fare në votim.

-Advertisement-

Njëherit, këto tri shtete ish-pjesë të Bashkimit Sovjetik ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Afrimi i vetëm i Kosovës me këtë rajon ka qenë takimi mes delegacioneve kosovare dhe armene në margjina të Konferencës së Munihut, ku ekipit kosovar i priu ministrja e jashtme Donika Gërvalla.

Në anën tjetër, presidenti shqiptar Bajram Begaj i kërkoi njohjen e Kosovës presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në vizitën e parë të një presidenti azer në Shqipëri para pesë muajve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera