Lajme

Dy shtetas të Turqisë kapen me dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 09 June 2023

Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi janë kapur me dokumente të falsifikuara.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dokumentet e falsifikuara janë konfiskuar dhe se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT· Aeroporti i Prishtinës 08.06.2023 – 17:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti, në kontroll të dokumenteve, ka prezantuar pasaportën dhe patentë shoferin që dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet e falsifikuara janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

·Aeroporti i Prishtinës 08.06.2023 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë, pasi që e njëjta në kontroll të dokumenteve, ka prezantuar pasaportën dhe patentë shoferin që dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet e falsifikuara janë konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera