Lajme

Dy raste të dhụnës në familje në Prishtinë, njëra vịktimë dërgohet në strehimore, një i dyshuar në arrati

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 24 August 2024

Dy raste të dhunës në familje janë paraqitur në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Policisë, të dyja rastet kanë ndodhur në Prishtinë.

Në njërin rast, viktima grua kosovare ka njoftuar se ka pasur dhunë psiqike dhe është kanosur nga bashkëshorti i saj.

-Advertisement-

Në këtë rast, policia e ka dërguar viktimën në strehimore, kurse i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin tjetër, një grua ka raportuar se djali i saj po shkakton në vazhdimësi dhunë në familje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është në arrati. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera