Dy politikanë serbë rrihen në mes të qytetit për çështjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
22:40 | 01 August 2022
Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë raportohet të jenë rrahur sot në qendër të këtij qyteti serb.
Dejan Baçiq nga koalicioni “Moramo” dhe Millorad Mrgja, kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe u rrahën ku shumë qytetarë mbetën të habitur me çfarë po shihnin.
Sipas informacioneve jozyrtare që ka raportuar nova.rs, deri tek rrahja erdhi si pasojë e mospajtimeve në lidhje me çështjen e Kosovës, teksa siç shihet në video ata nuk kursyen asgjë gjatë përleshjes fizike, transmeton lajmi.net.
Deri më tani nuk është raportuar nëse dyshja janë intervistuar nga Policia, teksa në fund të rrahjes një person i tretë shihet teksa ndërhynë për të qetësuar situatën e krijuar.
Video-incizimi është bërë tejet viral në rrjetet sociale, derisa komentues të shumtë kanë shkruar komente satirike për të dy politikanët serbë.

Të tjera
-
Nga mesfushori i Lecces te futbollisti që u grumbullua për herë të parë, katër lojtarët që do e ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi
Trajneri Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij për përballjen ndaj Serbisë, duke l...
-
“A jemi live?” – Atmosferë e jashtëzakonshme në Tiranë përpara ndeshjes me Serbinë
Atmosferë e jashtëzakonshme po mbretëron rrugëve të Tiranës rreth 3 orë përpa...
-
Radhë të gjatë në kufi për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, policia në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Shkup shpërndajnë ujë
Ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kom...
-
Nën flamujt kuq e zi, qytetarët e Sibocit të Obiliqit organizohen për ndjekjen e lojës Shqipëri-Serbi
Stadiumi “Air Albania” sonte do ta ketë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve kud...
-
Kosovarët ia mësyjnë Tiranës për ndeshjen Shqipëri – Serbi
Kosovarë të shumtë kanë shkuar sot në Tiranë për të ndjekur nga afër ndeshjen...
-
Kurti ka pritur dje në kryeministri kryetarin e “VATRA”-s, kanë folur për lidhjet e disaporës shqiptare në SHBA me Kosovën
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim ...
-
TikTok-u rikthehet në Shqipëri
Platforma TikTok e bllokuar nga Qeveria e Shqipërisë ka filluar të funksionoj...
-
Rama ndan pamje mbresëlënëse të Gjireve të Karaburunit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është mjaft aktiv në rrjete sociale, aty k...
-
Osmani shkruan për tre kosovarët që diplomuan në akademinë ushtarake amerikane: Mirënjohje SHBA-së për shkollimin e kuadrove tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për tre kosovarët të cilët ka...
-
Dakaj i reagon ministres Rizvanolli: Në vend të përgjigjeve për skandalin, fjalime emocionale dhe viktimizim
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Ek...
-
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se arrestimi i pesë personave të d...
-
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
Ushtarët letonezë të caktuar të KFOR-it, së fundmi zhvilluan patrulla të koor...