Lajme

Dy persona the*rën me thikë në Prizren, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 04 June 2026

Policia ka njoftuar se dy persona janë therë me thikë në orët e pasdites në Prizren, pasi të njëjtit jenë përfshirë në një rrahje fizike, ku janë përdorur edhe mjetet e mprehta.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se në rrahje janë përfshirë katër persona, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta nga mjeti i prehtë.

“Sipas informatave të para, në këtë incident janë përfshirë katër persona. Dy nga të përfshirët kanë pësuar lëndime të lehta nga mjeti i mprehtë (thikë), ndërsa një person i tretë është ankuar për lëndime trupore”, ka thënë Bytyqi.

-Advertisement-

Ai ka bërë të ditur se policia dhe emergjenca mjekësore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Të lënduarve u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Janë identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast dhe hetuesit policorë janë duke mbledhur informacione, prova materiale dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes, si dhe nga dëshmitarët”, ka thënë Bytyqi.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me të dhe sipas udhëzimeve të tij.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy