Lajme

Dy persona të lënduar nga aksidenti në Gjurakovc të Istogut

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 25 June 2018

Aksident trafiku i ndodhur në mëngjesin e së hënës në hyrje të Gjurakovcit të Istogut është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësit të Policisë, Baki Kelani ka thënë për Gazetën Fokus se në aksidentin ku u përplas një furgon që barte nxënësit, dhe një makinë tjetër, kanë mbetur dy persona të lënduar.

Lexo edhe: Automjeti që bartë nxënësit përplaset me një makinë në Gjurakovc (Video)

-Advertisement-

“Pak minuta pas orës 8:30 ka ndodhur aksidenti. Në këtë aksident janë të përfshirë një veturë dhe një kombi. Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur dy persona. Ata janë dërguar menjëhërë për trajtim mjekësor, dhe gjendja e tyre është stabile. Njësitë policore janë duke e trajtuar rastin” tha Kelani për Gazetën Fokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera