Lajme

Dy persona disa herë e dhunojnë një grua në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 16 August 2023

Të martën rreth orës 23:10 një grua ka raportuar se është dhunuar disa herë nga dy persona në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet jashtë vendit, raporton Klan Kosova.

“Gjakovë 15.08.2023-23:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat e lartcekura nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, ku si rrjedhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera