Sport

Dy klube të njohura angleze po kërkojnë me çdo kusht transferimin e Antony në afatin e janarit

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 14 October 2024

Dy ekipe nga Liga Premier kanë shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Antony, para hapjes së afatit kalimtar të janarit.

Antony u transferua tek Unitedi nga Ajaxi për shumën e 86 milionë eurove në verën e vitit 2022 dhe u bë lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të klubit pas Paul Pogbas.

Me çmimin e kartonit të tij që duket se ishte një barrë e rëndë mbi supet e tij që prej transferimit, 24-vjeçari asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të krijojë vazhdimësi në paraqitjet e tij.

-Advertisement-

Ai deri më tani ka arritur të shënojë vetëm pesë gola në 56 paraqitje në Ligën Premier ku shumica nga ato erdhën prej bankës rezervë.

Erik Ten Hag këtë sezon ka preferuar treshen Alejandro Garnacho, Marcus Rashford dhe Amad Diallo para reprezentuesit brazilian.

Newcastle United dhe Crsytal Palace thuhet se janë të etura për të përforcuar fazën ofanzive gjatë afatit kalimtar të janarit dhe thuhet se po synojnë transferimin e Antonyt në formë huazimi.

Sidoqoftë, Antony duket se është i vendosur që të largohet plotësisht nga Anglia pasi më herët ai ka qenë i lidhur edhe me Real Betisin në Spanjë dhe me Fenerbahcen në Turqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera