Sport

Dy boksierë nga Kosova që sonte luftojnë kundër njeri tjetrit për titull kampion të Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 18 September 2021

Dy boksierë nga Kosova sonte do të përballen ndërmjet veti për titullin gjerman internacional ‘DBD’ për kategorinë e rënd, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për Albon Pervizaj dhe Habib Vuqiterna, të cilët tash e sa vite karrierën e tyre e zhvillojnë në Gjermani, përkatësisht në Austri.

Ky meç është mjaftë i rrallë, pasi nuk mbahet mend që dy boksierë nga Kosova të kenë luftuar kundër njeri tjetrit për titull kampion në Gjermani apo ndonjë shtet tjetër.

-Advertisement-

Dueli mes Pervizajt dhe Vuqitërnës do të zhvillohet sonte (e shtunë) pas orës 19:00, pasi fillimisht do të luhen disa meçe të planifikuara për mbrëmjen e sotme që do të mbahet në Hamburg.

Në meçet paraprake do të garojnë edhe dy boksier tjerë nga Kosova, Kastriot Sopa kundër Serhii Soroka nga Ukraina dhe Edison Zanit ndaj Arnoldo Solano nga Nikaragua./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera