Dushi: Të përkushtuar për ndërtimin e praktikave më të mira në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 28 October 2020
Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, Florian Dushi, sot ka marrë pjesë në një Konferencë virtuale për të diskutuar për Standardet e Konventës së Stambollit të Këshillit të Evropës, e cila ka të bëjë më ngritjen e vetëdijes dhe marrjen e masave kundër dhunës ndaj grave, ndaj vajzave dhe dhunës në familje në përgjithësi.
Gjatë kësaj konferencë, Zëvendësministri Dushi fillimisht ka përshëndetur aprovimin e Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar si instrument ligjor shumë të rëndësishëm për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës në familje, ndryshim kushtetues ky i mirëpritur duke marr parasysh edhe faktin së përveç plotësim-ndryshimit të ligjit kundër dhunës në familje, Zyra e Koordinatorit Nacional është në fillim të hartimit të Strategjisë së re Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje.
Në fjalën e tij, Zëvendësministri Dushi ka theksuar se në cilësinë e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, mbetet i përkushtuar që hartimi i politikave për mbrojtjen nga dhuna në familje të jenë të harmonizuara me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Zëvendësministri Dushi gjithashtu ka përmendur hapat të cilët janë ndërmarr bashkërisht me partnerët vendor dhe ndërkombëtar në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe zbatimin e Planit të Veprimit 2010-2020 i cili trajton shërbimet që institucionet tona ofrojnë dhe duhet të ofrojnë për viktimat e dhunës në familje por edhe ndjekjen penale të kryesve të këtij lloji të krimit. Si hap i rëndësishëm është vlerësuar edhe krijimi i Bazës së Integruar i të Dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje, e cila plotësohet me të dhëna nga të gjithë akterët relevant.
Në fund të fjalës së tij, Zëvendësministri Dushi, në emër të Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së KNKDHF ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për një koordinim dhe angazhim edhe më të madh sa i përket harmonizimit të infrastrukturës ligjore me Konventën e Stambollit dhe për ndërtimin e praktikave më të mira në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, të cilat do të ndikonin që Kosova në të ardhmen të bëhet model i parandalimit dhe trajtimit të këtij fenomeni negativ brenda shoqërisë sonë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...