Lajme

Durmishi tha se Kurti është koordinuar me ndërkombëtarët për urën, pas pak minutave BE-ja paralajmëroi masa shtesë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 08 August 2024

Testimin e urës në Mitrovicë po e ndjekë nga afër edhe zëvendësministri i Infrastrkturës Hysen Durmishi.

Ai nga Mitrovica ndër të tjera tha edhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është koordinuar me ndërkomëtarët sa i përket këtyre vperimeve për hapjes e urës dhe bashkimin e qytetit e zhvillimin e lëvizjes së lirë.

Ai e ka quajtur jo të logjikshme që automjetet mos të lëvizin në urë kur në të gjithë veriun e Kosovës lëvizet lirshëm. Mirëpo ka thënë se nuk e di saktë se kur mund të ndodhë hapja e urës.

-Advertisement-

“Se kur hapet nuk e di, por e di që ura do të hapet sepse nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë të jetë e mbyllur. Duke pasur parasysh se sot çdo qytetar i Kosovës mund të lëvizë lirshëm në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë këtu Leposaviqin, Zubin Potokun, Zveçanin, ashtu siç mund të lëvizin lirshëm në Shtërpcë, në Ranillugë, atëherë është e palogjikshme që kjo urë të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve”, ka thënë Durmishi.

Mirëpo vetëm disa minuta pas kësaj deklarate, Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një deklaratë për media pikërisht për këto zhvillime sa i përket urës në Mitrovicë dhe veprimeve të një anshme të qeverisë, paralajmëroi edhe masa të reja për Kosovën.

“Në vend të hapave që do çonin drejt depërshkallëzimit, po ndërmerren shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse aktorët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen. Hapat e Qeverisë së Kosovës janë të pakoordinuara dhe të njëanshme”, ka thënë sot Stano.

Raporti për stabilitetin e urës pas testimit të sotëm pritet të bëhet publik pas dy tre ditësh./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera