Durmishi e dërgon në Prokurori Speciale Lekajn: Për një kontratë, nga 500 mijë euro vlera u rrit në mbi 5 milionë
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 02 July 2021
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka ttreguar se është dorëzuar në Prokurorinë Speciale kontrata e nënshkruar nga ish-ministri Pal Lekaj, ku vlera e parashikuar ishte 500 mijë euro ndërsa kishte përfunduar në vlerë prej 5 milionë e 300 mijë euro.
Këtë, Durmishi e bëri të ditur në një konferencë për media.
“Bëhet fjalë për kontratë për mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2017-2019. Kontrata është nënshkruar në mars të vitit 2018 në kohën e ministrit Pal Lekaj ku vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 500 mijë euro e cila ishe bërë publike në platformën elektronike e cila kishte përfunduar në vlerën prej 5 milionë e 300 mijë euro”, deklaroi ai.
“Në kushtet e përgjithshme ndryshohet neni 24 meqë rast i gjithë buxheti i paraparë për ndërtimin e urave në gjithë territorin vendoset në këtë kontratë që është në kundërshtim me ligjin. Pse kjo kontratë ka shkuar deri në 5 milionë euro e 300 mijë”, tha Durmishi.
Ai shtoi se janë duke verifikuar të gjitha kontratat dhe ku kanë dyshime për keqpërdorime do t’i dërgojnë në prokurori.
“Në fund të kontratës kjo sasi prej 350 metrave katror arrin në 103 e 811 metra katror ose 519 mijë e 58 euro. Nga 450 euro arrin në 1 milion e 38 mijë euro. Ne në ministri jemi duke shikuar të gjitha vendimet dhe kontratat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kurdo që ka elemente të veprës penale do t’i dorëzojmë në prokurori”, ka deklaruar Drumishi.
“Është çështje e prokurorisë dhe konsiderojmë se është korrupsion i madh dhe tentim i buxhetit të shtetit shumë i madh dhe i bëjë thirrje prokurorisë ta trajtojë me prioritet. Natyrisht kemi dorëzuar komplet dosjen prej momentit të përgatitjes për tender deri në mbylljen e kontratës dhe në dosje janë të gjithë të përfshirë nëse kanë kryer vepër penale”, tha ai.
Durmishi tha se shkeljet e pretenduara duhet të hetohen nga prokuroria.
“Ka edhe shumë raste të ngjashme një rast është ngritur aktakuzë i natyrës së njëjtë por ka shumë vendime të jashtëligjshme. Këto shkelje janë vepra penale dhe duhet të trajtohen nga prokuroria. Vendimi është marrë nga ministri për gurthyesit që janë në procedurë që të bëhet vlerësim dhe të ndalet degradimi i mjedisit dhe është vendim i ministrit”, tha Durmishi.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...