Dumoshi e LDK-së: Qeverisë po i konvenon kjo krizë
Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 22 September 2022
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka reaguar, pasi që Qeveria e Kosovës, nuk po i plotëson kërkesat e grevistëve.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se qeveria nuk po bën asgjë dhe si duket po i konvenon kjo krizë.
Ajo ka listuar koston e orëve të humbura, dinjitetin e mësuesve dhe vështirësitë e tjera që janë shfaqur që nga fillimi i grevës.
Gjithashtu ka bërë thirrje që Qeveria të ulet të bisedojë me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje.
Postimi i plotë:
Kur e sheh se greva vazhdon dhe Qeveria nuk qan kokën për këtë gjë, mendoj se asaj po i konvenon një krizë e tillë.
Po hyjmë në javën e pestë ku 1040 shkolla janë jashtë funksionit.
Po hyjmë në javën e pestë ku 318 mijë nxënës nuk po e zhvillojnë procesin mësimorë.
Po hyjmë në javën e pestë ku 25 mijë mësimdhënës janë në grevë.
Po hyjmë në javën e pestë ku prindërit po goditen nga ç’rregullimi i organizimit familjar.
A thua sa prindër mund ta kenë humbur vendin e punës për të qëndruar me fëmijët në shtëpi, dhe sa të tjera mund ta humbin dita – ditës?
A thua sa familje janë mbështetur për muri në pamundësi për tu ushqyer si pasoj e kësaj situate dhe të krizave të tjera të përcjellëse?
A është e mundur që këtyre prindërve nëse nuk doni apo nuk dini t’u ndihmoni, së paku gjendjen e rëndë mos t’ua shtoni?
Apo, mbase për qëllim e keni hasmërimin e qytetarëve!
Si është e mundur që secilës krizë t’ia shtoni edhe një tjetër; a thua po mendoni se krizat kalohen me kriza?
Si është e mundur që krizat të jenë specialiteti më i pëlqyer i kësaj Qeverie?
A e dini çfarë kosto është për fëmijët humbja e orëve mësimore?
A e dini çfarë kosto është për prindërit dhe familjet tona humbja e vendeve të punës?
A e dini çfarë kosto është nëpërkëmbja e dinjitetit të mësuesve?
Mjaft më me polarizim. Mjaft më me arrogancë. Mjaft më me hasmërim. Mjaft më!
Qeverisë i bëjmë thirrje edhe një herë që të ulet urgjentisht me grevistët dhe të gjej zgjidhje sa më parë.
Nxënësit dhe mësuesit duhet t’u kthehen procesit arsimor menjëherë, ndërsa prindërve duhet t’u kthehet sadopak normaliteti përballë krizave të tjera.
Për fund e kam edhe një kërkesë për Qeverinë: krizat që vijnë nga jashtë mos i thello, ndërsa ato të brendshmet mos i shto.
Të tjera
-
Ndizen qirinj në nderim të Astrit Deharit
Me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendos...
-
Hovenier: Presidenti Biden do të udhëheq dhe kryej punë të rëndësishme deri më 20 janar
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur sot në ditën e zgje...
-
“Blindohet” Uashingtoni, autoritetet i frikësohen reagimeve të dhunshme
Ndërkohë për të parandaluar ndonjë reagim të dhunshëm nga qytetar të ndryshëm...
-
‘Jemi nën sanksione’ – Osmani tha se Kosova e bekuar që ka mbështetje bipartizane nga SHBA’ja
Presidentja Osmani ka komentuar zgjedhjet e sotme të Shtetetve të Bashkuara t...
-
Limaj në 4 vjetorin e shkuarjes në Hagë të Thaçit e të tjerëve: Bashkëluftëtarët e mi po përballen padrejtësisht me akuza të rrejshme
Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit, Veselit...
-
Ja kur pritet të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale
Votimet në SHBA kanë filluar, me amerikanët që do të zgjedhin presidentin e t...
-
Trump beson bindshëm në fitore: Ata nuk do të jenë as afër nesh
Kandidati për president nga republikanët, Donald Trump, ka thënë se fitorja e...
-
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve...
-
“Miqësia me SHBA-në është jetike dhe e pashmangshëm”- Deputetje Shqipe Selimi
Shqipe Selimi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin maratonik të mba...
-
BE i përgjigjet Qeverisë: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
Kosova nuk mund t’iu ikë përgjegjësive të veta nga dialogu i Brukselit dhe ci...
-
Trump dhe bashkëshortja e tij votojnë në Florida
Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe njëherësh kandidat për Presidencia...
-
Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës ta largojë nga “Big Brother” Atilla Kardesh
Koordinatorja Kombëtare dhe e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, ...