Lajme

Duke nxjerrë mësime edhe nga Holokausti, ShBA-ja dhe vendet e NATO-s bombarduan Jugosllavinë më 1999

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 27 January 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë një fragment të një autori italian në librin e tij për holokaustin e 27 janarit të vitit 1945.

Kurti në profilin e tij ka thënë krimet e holokaustit i dhanë forcë dhe njohje ndërkombëtare konceptit “gjenocid”.

Ai ka thënë se Holokausti dhe krimet e kësaj lufte, i dhanë forcë dhe njohje ndërkombëtare konceptit “gjenocid”, të konceptualizuar më 1944 nga juristi polak Raphael Lemkin, për të emërtuar aktet e vrasjeve dhe shkatërrimet e qëllimshme, të pjesshme apo të tërësishme, të një komuniteti të caktuar etnik, kombëtar, fetar apo racor.

-Advertisement-

Derisa ka shtuar se në kohën kur hebrenjtë përndiqeshin, një pjesë jo e vogël që kishin ikur dhe ishin larguar u morën në mbrojtje nga shqiptarët, shkruan Gazeta Infokus.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera