Duke bërë shqiponjën më duar Milot Rashica më dy golat e tij ia dhuron fitoren Werder Bremenit (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 01 December 2019
Ka përfunduar takimi i javës së katërmbëdhjetë në Bundesiligën gjermane ndërmjet Wofsburgut dhe Werder Bremenit, shkruan Gazeta inFokus.
Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremeni ka shënuar fitore të madhe në udhëtim të Wolfsburgu me rezultat 3-2.
Dy nga këto tri gola për Bremenin i shënoi fantazisti kosovar, Milot Rashica.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës golin e parë e shënoi nga pika e bardhë në minutën e 12’.
Vendasit arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 36’ me anë të Weghorst.
Mysafirët e rikthyen epërsinë në minutën e 39’ më golin e Bittencourt, i cili shënoi për 1-2.
Wolfsburgu arriti përsëri ta barazoj rezultatin me golin e shënuar nga Willim në minutën e 73’.
Fitoren dhe tri pikë të arta Werder Bremenit ia siguroj Milot Rashica, i cili në minutën e 83’ realizoi një gol të bukur më të majtën për rezultatin përfundimtar 3-2.
Të dy golat e realizuara sulmuesi vushtrrias i festoi duke e bërë shqiponjën me duar në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri.
Pas kësaj fitoreje Bremeni renditet i 12-ti me 14 pikë, ndërsa Wolfsburgu i nënti me 20 sosh./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
VV citon Sveçlën: “I kam permendur Gjuriqit dhe të tjerëve Reçakun”
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka cituar anëtarin e VV-s...
-
Abazi mbron Sveçlën e VV-së, nuk ishin duke pirë kafe por ishte darka për hapjen e konferencës
Boiken Abazi, anëtar i VV-së, ka mbrojtur Xhelal Sveçlën pas publikimit të fo...
-
Avokati tregon me sa vite burg mund të dënohet Vuçiqi, pas mohimit të masakrës së Reçakut
Përfaqësuesi juridik i viktimave të masakrës së Reçakut, Tomë Gashi, i cili k...
-
Xhamitë e kryeqytetit mbledhin më së shumti para për të prekurit nga tërmeti
Nga një listë e publikuar ku tregohet se sa kanë ofruar të holla xhamitë e ko...
-
Lajmi i fundit: Tërmet i fuqishëm në Greqi
Një tërmet ka lëkundur Greqinë para disa minutave. Lëkundja ishte e shkall...
-
Borrell: Prioritet imi, arritja e një marrëveshjeje në dialogun Prishtinë-Beograd
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi sot se për...
-
Berlini shpall emergjencën klimatike
Senati i Berlinit shpalli sot një emergjencë klimatike për kryeqytetin gjerma...
-
Studentët nesër në protestë, kundërshtojnë vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për bursa
Parlamenti Studentor gjatë ditës së nesërme do të organizojë protestë për të ...
-
Analisti nga diaspora: Është shuar shpresa për koalicionin VV-LDK
Bleron Baraliu, analisti kosovar i cili jeton në New York ka thënë se ka vdek...
-
Peja përmbyll fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje”
Komuna e Pejës ka bërë të ditur se gjatë kësaj të marte ka bërë përmbylljen e...
-
Xhelal Sveçla nga VV-ja nuk i bie pishman për “muhabetin” me Gjuriqin
Xhelal Sveçla kandidat për deputet nga VV-ja u përfol shumë në media gjatë di...
-
Mjekja suedeze Doctare e kthen prapa çmimin e sajë Nobel, për shkak të Handkes!
Dhënia e çmimit për një shkrimtar austriak Peter Handken nuk është pritur mir...