Duka zbulon se kur do të jetë gati “Arena Kombëtare”
Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 22 September 2017
Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka zbuluar se stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë gati në fund të vitit 2018
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i shoqëruar edhe nga arkitekti, Marco Casamonti bënë inspektimin e punimeve në “Arenën Kombëtare”.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se ky është investimi më i rëndësishëm i bërë në këtë sport dhe se “Arena Kombëtare” do të jetë gati në fund të vitit 2018.
“Është investimi më i madh sportiv i bërë ndonjëherë në Shqipëri. Punimet po ecin sipas parashikimeve. Cilësia e tyre ëshë e një niveli të lartë dhe çdo punim ka shkuar sipas grafikut dhe do të përfundojë në fund të 2018”, tha kreu i FSHF-së, Armand Duka për Top Channel.
Duka theksoi se me përfundimin e punimeve, “Arena Kombëtare” do t’i japë një tjetër mundësi Shqipërisë në garën për të pritur finalen e Superkupës së Europës në të ardhmen.
“Ishim të ndërgjegjshëm që ishte një garë e vështirë sepse ishim i vetmi vend që konkuronim me një projekt dhe jo një stadium të mbaruar. Por kjo, shpresoj që të na ketë dhënë mundësi më të mëdha pasi stadiumi të ketë mbaruar, pra për finalen e 2020”, deklaroi kreu i FSHF-së.
Ndërsa për arkitektin italian të stadiumit, Marco Casamonti, “Arena Kombëtare” është më shumë se një stadium, është një vend ku njerëzit takohen për të kaluar kohën e lirë.
“Arena Kombëtare nuk është vetëm një stadium futbolli, por një ndërtesë urbane. Unë e konsideroj si një vend në pararojë që mbledh njerëzit. Nuk është vendi i futbollit, por ai ku futbolli do të shihet si një fenomen social, që i takon njerëzit dhe që i bën të jetojnë më mirë. Është vendi që i bën njerëzit të mendojnë se koha e lirë është e rëndësishme në jetë”, thotë ai.
Marco Casamonti theksoi se në impiantin e ri të “Arenës Kombëtare”, të cilin e përkufizoi si një lloj teatri do të ketë edhe shërbime dhe aktivitete të tjera si palestra e dyqane.
Të tjera
-
Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë ...
-
Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat n...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me qindra ekipe mobile për kategori të ndryshme votuesish
Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) m...
-
Policia shqiptoi 1.898 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Specialja të premten me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala
Gjykata Speciale njofton se këtë të premte nga ora 11:00 do të shqiptojë urdh...
-
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Tre persona kanë vdekur në një aksident rrugor pasi GPS-i i makinës së tyre u...
-
Murati del me një njoftim për programin e subvencionimit të energjisë elektrike
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një njoftim për të gjitha fam...
-
Një veturë që po kërkohej nga shteti gjerman gjendet në Vushtrri
Një veturë e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është gjetur dhe sekuest...
-
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas një aksidenti në Serbovc
Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e dj...
-
Ministri Peci publikon mesazhin e një personi që e ofendoi rëndë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e...
-
Gjuajtje me ạrmë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...