Duka për Kampionatin Evropian me Serbinë: Pa harruar të shkuarën, ta ndërtojmë të ardhmen
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 28 September 2024
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian U-21 bashkë me Serbinë.
Duka tha se organizimi i këtij kampionati sjell vetëm benefite sportive për Shqipërinë, teksa për zërat e shumtë kundërshtues, ai tha se nuk duhet të gjykojnë emocionalisht.
“Në fund të fundit ne do të luajmë në Shqipëri dhe Serbia në Serbi, por bashkëkandidimi është një faktor i rëndësishëm. Ne vetëm nuk kemi mundësi ta organizojmë. Gjithsesi kjo edhe ka ngjallur diskutime, ka edhe në një lloj mënyre kundërshtime. Unë mendoj që nuk duhet të gjykojmë emocionalisht, duhet të gjykojmë akoma më shumë”.
“Padyshim nuk kam një pozicion kritik për ata që gjykojnë emocionalisht, por i ftoj që të gjykojmë ndryshe. Pa harruar të shkuarën ne duhet të ndërtojmë të ardhmen dhe kush më mirë se futbolli mund t’i japë këto mesazhe bashkëpunimi, solidariteti. Në fund të fundit ne nuk kemi vetëm një bashkëpunim me Serbinë, atë përmes futbollit, kemi edhe bashkëpunime në fusha të tjera, bashkëpunime politike, tregtare, pavarësisht se jemi kritik në shumë gjëra”, tha Duka në një intervistë për Klan News, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Duka tha se me Serbinë duhet ndërtuar e ardhmja, por pa e harruar të shkuarën, ku tha se mbase periudha nuk është shumë e gjatë nga ajo çfarë ka ndodhur mes popullit shqiptar dhe ushtarëve serbë.
“ Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen pa e harruar të shkuarën. Vërtetë mbase periudha nuk është shumë e gjatë nga ajo çfarë ka ndodhur mes popullit tonë dhe atij serb, apo ushtarëve serb dhe popullit tonë. Ka shumë historira të tjera popujsh ashtu sikurse ne”.
“Futbolli ka ndikuar aq sa mund të ndikojë pozitivisht. Në fund të fundit ne do të bëjmë një kampionat sportiv, ky është një aktivitet sportiv. Në këndvështrimin tonë, qëllimi jonë është thjesht benefite sportive. Ne do të luajmë në Shqipëri, grupi tjetër në Serbi”, tha Duka.
Në lidhje me organizimin e Kampionatit Evropian U-21 për vitin 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë e Shqipëri, duke e quajtur këtë si akt tradhtie ndaj Kosovës.
Të tjera
-
Kica Xhelili-VV’së: Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka thënë sot se kjo parti do ta lufto...
-
Publikohen pamjet nga lëvizja e Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë
Kanali zyrtar i Shtabit të Përhershëm të Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar,...
-
Paraburgoset shtetasi shqiptar, i arrestuar për drọgën milionëshe të sekuestruar në Pejë
Departamenti Për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë, i ka caktuar n...
-
Rukiqi: Po flasin për të djathtën e të majtën ata që vodhën rrymë, grurë, vaj e pasul
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Koordinatorja e VV-së, Dejona...
-
Në Prizren shënohet Dita e Boshnjakëve
Në kuadër e Ditës së Boshnjakëve në Prizren janë mbajt shumë aktivitete prej ...
-
Kosova merret shembull për të mirë në Shqipëri, lidhur me trajtimin e pacientëve
Kosova u mor si shembull për të mirë në Shqipëri, të paktën për një pikë. ...
-
Gjendet një person i zhdukur në Istog
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, së bashku me Policinë, kanë marrë p...
-
Kurti takoi artistë e profesionitë të rinj të diasporës në New York: Kosova gjithmonë i mirëpret
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i vendit, Al...
-
Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës Serbe në Kosovë
Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) në Serbi, Dragan Gjillas, ka t...
-
Dejona Mihali-Lumir Abdixhikut: Cilës traditë dëshiron t’i kthehesh, asaj të pazareve për koalicione me PDK-në dhe Listën Serbe
Koordintaorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reag...
-
Osmani takohet me kryediplomaten australiane: Jemi të përkushtuar për forcimin e lidhjeve
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministren e Jashtme të Australis...
-
Haradinaj kujton kohën sa ishte kryeministër: Arritjet tona si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të sinqera me miqtë
Sot bëhen 6 vjet nga një prej takimeve më të rëndësishme të karrierës, Sekret...