Duda: Kemi njohur pavarësinë e Kosovës që nga fillimi
Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 11 May 2023
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda deklaroi sot se Polonia është një nga ato vende që kurrë nuk ka ngritur pikëpyetje në lidhje me pavarësinë e Kosovës.
Gjatë konferencës së përbashkët për mediet me Presidentin Begaj, Duda tha se mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Folëm edhe për Kosovën, e sigurova Presidentin se ne jemi një nga ato vende që kurrë nuk ka ngritur pyetje për vendin e Kosovës në bashkësinë e vendeve, në bashkësinë ndërkombëtare. E kemi njohur pavarësinë e Kosovës praktikisht që nga fillimi. Kemi lidhur edhe përfaqësi konsullore. E kemi mbështetur Kosovën për aplikimin e liberalizimit të vizave, prandaj e kemi çështjen e Kosovës parasysh dhe e sigurova presidentin se përbën një objekt për të cilën autoritetet polake mendojnë vazhdimisht dhe do ta bëjnë në të ardhmen”, nënvizoi kreu i shtetit polak.
Kreu i Shtetit shqiptar deklaroi se “i kërkova mikut tim Duda ndikimin e tij për një rivlerësim nga autoritetet polake të situatës së përgjithshme gjeopolitike në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me synim lidhjen sa më shpejt të jetë e mundur të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën”.
Gjithashtu, Begaj i kërkoi homologut të tij mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO, ku Samiti i ardhshëm i Vilniusit në korrik të këtij viti, është një rast i mirë për të mbështetur aspiratat e Kosovës.
Të tjera
-
Dakaj: Albin Kurti e ka kap bajrakun thu ti që ky dhe të tjerët prapa tij e kanë bërë luftën në këtë vend
Ka një javë që në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore. Përgjatë k...
-
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas 26 vitesh janë gjetur es...
-
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialog
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur. ...
-
Në Capitol Hill bëhen përgatitjet e fundit për inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA-së
Të hënën, më 20 janar, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
Agon Maliqi: 500 mijë vota janë të pamundura, 2021-ta ishte një rast i rrallë që nuk përsëritet
Analisti politik dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, e ka konsider...
-
100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Loiseau: Numërimi i fletëvotimeve me praninë e kamerave edhe në qendra komunale
Misioni i BE-së në Kosovë për herë të shtatë do të vëzhdoj zgjedhjet në Kosov...
-
Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës
Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez. Që prej ...
-
Shahin Dervishaj: Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh rëndësinë e angazhimit të vërtetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, po vazhdon taki...
-
PDK me tubim të madh në Podujevë, Hamza: Zgjedhjet e 9 shkurtit moment vendimtar për të ardhmen
Kandidati i PDK-së pët Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë
Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC pë...
-
Presidentja Osmani ka ftesë mirëpo nuk shkon në inaugurimin e Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë ...
-
Besnik Tahiri: Me AAK-në rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë s...