Fokus

Duda Balje komenton martesën e parë mes dy grave në Shqipëri: Një Kosovë e di që jam gjithmonë kundër

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 24 May 2024

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar martesën e parë në mes të dy grave të cilat u kurorëzuan në Bashkinë e Tiranës përballë një prifti.

Balje ka thënë për Gazetën INFOKUS që vazhdon të jetë kundër martesave të gjinisë së njejt mendim të cilin e kishte shprehur hapur qysh nga fillimi i diskutimeve për këtë temë.

-Advertisement-

“Edhe në Shqipëri është ilegal. Jeta private është jeta private mirëpo unë në fakt komplet Kosova e dinë që jam kundër me legalizu edhe me i jap rrugën me shku deri në fund me të drejta. Secila e drejtë nëse nuk është e kufizuar është në dëm të madh dhe prapë jam mbrapa mendimit të cilin e kam pasë prej fillimit. Unë nuk e mendoj se është mirë”, ka thënë deputetja nga komunitetet.

Derisa e pyetur për Kodin Civil i cili tashmë disa herë është provuar të miratohet në Kuvend pjesë e të cilit është edhe lejimi i martesave të gjinisë së njejt, ajo ka thënë se duhet që ky nen të largohet nga kodi civil në mënyrë që të mos mbetet i bllokuar në Kuvend.

Sipas Baljes duhet që të martesat në mes të gjinisë së njejt të votohet si një ligj i vetëm dhe të shihet nëse në atë formë mund të kalohet apo jo.

Kujtojmë se deputetja është njëherit edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore dhe tashmë disa herë organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI+ kanë kërkuar shkarkimin e Baljes nga ky komision./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera