Duda Balje aktivizion Prokurorinë pas rrëfimit për gruan e dhunuar nga një person që tani punon në Polici
Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 14 February 2022
Deputetja Duda Balje, të shtunën, ka treguar diçka të rëndë që lidhet me luftën e fundit në Kosovë. Sipas saj, një grua i ka rrëfyer se është dhunuar nga një person, që tani është aktiv në Policinë e Kosovës, dhe i cili punon në Graçanicë. Kjo deklaratë ka aktivizuar Prokurorinë Speciale e cila thotë se do ta kontaktojë deputeten për të marrë informacione dhe për të hapur eventualisht rast. Balje të hënën ka thënë për Express se ka takuar edhe Kryeprokurorin e Shtetit, por ka pohuar se tani nuk ka kontakt me gruan në fjalë.
Prokurorja speciale Drita Hajdari, e cila ka ngritur aktakuza për krime lufte, paralajmëron hapjen e rastit të viktimës së dhunës seksuale, e cila ka deklaruar se e njeh dhunuesin, i cili sipas saj, punon në Policinë e Kosovës në Graçanicë.
Këtë rast e ka bërë publik deputetja Duda Balje në një paraqitje televizive.
Prokurorja Hajdari tha për Gazetën Express se janë në kontakt me deputeten Balje për të siguruar informacionin e nevojshëm për hapjen e rastit.
“Jemi në kontakt me deputeten për të siguruar prej saj informacionin e nevojshëm për hapjen e rastit”, ka thënë prokurorja speciale Drita Hajdari për Gazetën Express.
Deputetja Duda Balje e kontaktuar nga Gazeta Express, të hënën, tha se për këtë rast ka zhvilluar sot takim me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi dhe me përfaqësues të Zyrës për Krimet e Luftës, por ndjen keqardhje pasi thotë se më nuk ka kontakt me gruan që ia ka rrëfyer aktin e dhunimit.
“Unë sot kam pas takim me zotin Kryeprokuror dhe kam pas takim me zyrat për Krimet e Luftës, në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për fat të keq ky rast ka ndodh para dy vitesh dhe më nuk kam kontakt me këtë grua. Unë nuk kam të drejtë me publiku emër apo mbiemër të viktimës, pas dy vitesh unë nuk e di se a jeton gruaja në Kosovë, a është gjallë apo jo, unë asnjë kontakt të saj nuk e kam”, tha Balje për Gazetën Express.
Ajo madje thotë se sot e ka pasur edhe një rast të ngjashëm në zyrën e saj.
“Sot kam pas rast tjetër në zyrë në Kuvend, ka shumë raste, nuk është vetëm ky”, u shpreh ajo tutje.
Deputetja Duda Balje u shpreh në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova së këtë histori e ka dëgjuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Ajo tha se kjo grua ka deklaruar se është dhunuar disa herë dhe e njeh dhunuesin e saj, ia di emrin dhe posedon fotografinë e tij.
“E ka ditë kush është personi dhe ku jeton personi, sepse e ka dhunu disa herë. Para një viti ka qenë në Komision te unë dhe ka thënë se është polic në shtetin e Kosovës, polic aktiv, dhe jeton në Graçanicë. Ka thënë se e ka përcjellë disa herë, e di shtëpinë, gruan dhe fëmijët e tij”, tha Balje.
Ajo tha se gruaja e cila pretendon se është viktimë e dhunës seksuale në luftë, ia ka rrëfyer këtë ngjarje të trishtë vitin e kaluar dhe se të njëjtën e ka takuar dy herë.
Pasi Balje thotë se ka insistuar të ndihmojë në zbardhjen e rastit, gruaja në fjalë i ka thënë se nuk është e gatshme të flasë.
Lidhur me rastin Gazeta Express ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe në Inspektoratin Policor të Kosovës, nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim, por deri në publikimin e këtij teksti gazeta nuk ka pranuar përgjigje.
Mijëra persona, kryesisht gra, kanë qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Është dashur më shumë se një dekadë, pas luftës, që viktimat e dhunës seksuale të flasin publikisht për përjetimet e tyre të tmerrshme. Deri më sot nuk ka pothuajse asnjë të dënuar për krimet seksuale në luftë. /Gazeta Express/
Të tjera
-
Gjatë fundjavës bien temperaturat, maksimalja 18 gradë
Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ...
-
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit....
-
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë
Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka njoftuar për një protestë ...
-
Kurti në një tubim në Interlaken të Zvicrës, i “shfaqet” edhe Kadri Rahimaj Kryetari i Kamenicës
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pj...
-
Haradinaj: Nëse fitoj zgjedhjet, Kosova në NATO brenda vitit të parë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtua...
-
Një vit nga protesta e njësive speciale të Policisë, kërkesat mbetën në letër
Sot janë bërë një vit kur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin prot...
-
Rusia gjobit Google-n me më shumë para se që ka në tërë botën
Një gjykatë në Rusi e ka gjobitur Google-n me një shumë të pakuptimtë – një d...
-
Alarmon psikologia: Fëmijët po detyrohen prej shoqërisë të postojnë fotografi pasi kanë lënduar vetën me kërcënimin që nëse nuk e bëjnë nuk janë më pjesë e grupit
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu ka folur për fenomenin e vetëlëndimeve të ...
-
Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore
Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, n...
-
Lutfiu takohet me shqiptarët që do të protestojnë të dielën në Medvegjë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu, ka bërë të ditur se so...
-
Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër pa ujë, KRU Prishtina del me njoftim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e rrugë...
-
Qasja e Serbisë ndaj Kosovës, Konjufca kërkon angazhim të përbashkët me KFOR-in për garantimin e sigurisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot n...