“Dua thithka si të Kendall Jenner”/ Ndërhyrja më e re estetike që po habit dhe vetë mjekët
Autori: Gazeta inFokus
08:08 | 07 July 2023
Njerëzit i çojnë kirurgut foto reference kur duan të bëjnë ndonjë ndërhyrje, asgjë e pazakontë këtu.
Disa kërkojnë buzë si të Angelina Jolie, gjoks si Kate Upton, hundë si Ariana Grande. Sidoqoftë, kurrë më parë s’ishte dëgjuar të kërkoheshin thithka si të një personi specifik, si të Kendall Jenner në këtë rast.
Kërkesa për ndërhyrje të vogla estetike në thithka është gjithnjë e në rritje. Një kirurg plastik në New York thotë se ka vite që e ofron këtë procedurë dhe se i quan “thithka dizajner.”
“E dashuroj Kendall Jenner dhe e dashuroj faktin që nuk vesh kurrë reçipeta. Thithkat nuk ia dallon, por vihet re që janë të ngritura. Më duken shumë seksi dhe femërore,” thotë një paciente 28-vjeçare në klinikën e kirurgut plastik Norman Rowe, duke shpjeguar më tej se thithkat e saj nuk forcohen kurrë.
“Mendoj se do ngjante bukur sikur thithkat e mia të ishin të ngritura gjatë gjithë kohës,” i thotë ajo kirurgut. Rowe përdor një mbushës me bazë acidi hialuronik për t’i shtuar volum thithkave të pacientes në mënyrë që të jenë të dukshme nën çdo material. Çmimi nis nga $700 dhe rezultati zgjat rreth dy vite.
“Prej vitesh rregulloj thithkat e pacientëve dhe pacienteve të mia. Së fundi, njerëzit filluan të kërkojnë thithka si personazhet e tyre të preferuar,” thotë Rowe për Allure. Pacientët gjithashtu kërkojnë “areola më të vogla, thithka më të vogla, areola më të mëdha, thithka më të mëdha, ndryshim ngjyre a forme apo çfarëdo kombinimi të kërkesave të mësipërme.” Secila prej këtyre procedurave zgjat më shumë se 30 minuta dhe mund të performohen në çdo lloj thithke.
Për sa i përket rreziqeve të procedurës, ekspertët nuk bien dakort. Rowe thotë se “rreziqet po marrin më shumë vëmendje nga ç’duhet,” ndërsa Darren M. Smith, një tjetër kirurg plastik i certifikuar mendon ndryshe.
“Thithka është një strukturë shumë e ndjshme, e mbushur me funde nervash dhe enë qumështi. Do të injektoja mbushës me shumë kujdes, pasi rreziku i dëmtimit të këtyre strukturave është i lartë. Mbushësi mund të bllokojë enët e qumështit ose enët e gjakut. Si rrjedhim, procedura mund të shkaktojë probleme me ushqyerjen me gji, ndjesitë apo thjesht thithkën në vetvete.”- tha ai.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...































