Lajme

“Dua të ta pres kokën”, gazetari britanik shpalos përvojën me xhihadistin kosovar

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 14 August 2019

Një intervistë e gjatë me ish-pjesëtarin e ISIS’it nga Kosova, Fitim Lladrovci është publikuar në magazinën 1843 të mediumit britanik “The Economist”.

Gazetari Alexander Clapp, i cili e kishte takuar disa herë Lladrovcin në Obiliq, pasi ishte liruar nga burgu në Kosovë, ka përshkruar përvojat e tij me kosovarin e radikalizuar.

Gazetari e ka takuar katër herë Lladrovcin dhe ka biseduar mbi 10 orë me të, për të cilin thotë se i ndryshonte gjendja.

-Advertisement-

“Njëherë më tha se e ndjente nevojën që të më binte thikë, e pastaj tregohej i kujdesshëm aq sa të më pyeste për gjendjen e nënës sime që ishte e sëmurë”, përshkruan gazetari Alexander Clapp.

Ish-pjesëtari i ISIS’it ia ka përshkruar gazetarit të gjithë jetën e tij, rrugëtimin në Siri, kthimin dhe jetën pas luftës.

Lladrovci ka shkuar në Siri në vitin 2013 dhe u kthye një vit më pas në Kosovë, ku u arrestua dhe qëndroi në burg për tri vjet.

Pasi doli nga burgu, ai akoma krenohej me Shtetin Islamik dhe thoshte se është i penduar pse u kthye nga Siria.

Tash Lladrovci është nën arrest shtëpiak deri në shtator të vitit 2019.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera